Vetëm gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2018/19 në shkollat e mesme të komunës së Prishtinës janë bërë mbi 184 mijë mungesa.

Nga gjithsej 13 shkolla të mesme që janë në Prishtinë, këto mungesa janë bërë më shumë të arsyeshme sesa të pa arsyeshme. Sa i përket atyre të arsyeshmëve janë 110 mijë e 256, ndërsa të pa arsyeshme janë 74 mijë e 325.

Sipas të dhënave të komunës që i ka siguruar KALLXO.com njëra ndër shkollat që ka pasur më së shumti mungesa të nxënësve gjatë gjysmë vjetorit të parë, është Shkolla e Mesme Ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina” me gjithsej 33,446 mungesa. Prej tyre janë 19,263 të arsyeshme dhe 14,183 të pa arsyeshme.

Drejtori i kësaj shkolle, Jahë Sahiti tha se numri i madh i nxënësve është shkaktari kryesor i këtyre mungesave.

“Ne kemi shumë nxënës dhe kanë munguar edhe për shkak të gripeve, po ashtu janë edhe disa nxënës të komunave të tjera që vonohen në orët e para të mësimit. Arsye tjetër është edhe sepse nxënësit tanë kanë më shumë punë në teren, por disa prej tyre janë edhe të arsyeshme, por ne kemi numër të madh të nxënësve rreth 1 mijë e 372 nxënës edhe kjo mundet me qenë arsyeja kryesore”, tha Sahiti.

MUND TË JU PËLQEJNË