Këto ditë të fundit nuk kanë qenë të pakta lajmet rreth këngëtares së njohur Tunës.

Përveç jetës profesionale dhe angazhimeve të saj muzikore, ka qenë një temë krejtësisht tjetër për çka emri i saj është shtypur jashtëzakonisht shumë, shkruan Kosovarja.

Ka qenë raporti ndërmjet Robertit dhe Norës, ajo që është përfolur dhe është komentuar tej mase, jo vetëm nga mediat por edhe nga publiku.

Kjo ka ndodhur për shkak se artistja në fjalë gjithmonë ka dhënë arsye për të shkruar për të, ashtu edhe për rastin e lartëpërmendur.

Meqë është kështu, sot do të flasim për diçka tjetër për të, nëse e krahasojmë me ditët tjera kur emri i saj ka rrjedhuar nëpër të gjitha faqet rozë.

Është fjala për melhemin e shpirtit të saj, ku nuk po del të jetë as Patrisi e as i biri, por Yll Limani, kënga e të cilit i ka hyrë deri në gjak, e të cilën ka lansuar vetëm disa orë më parë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË