Emri i saj sot është me ndikimin më të madh në faqet rozë, për çka zgjon vëmendje dhe kureshtje për çdo gjë që bën.

Është fjala për këngëtaren Altuna Sejdiun e njohur më shkurt me nofkën Tuna, e cila njihet më shumë si person që nuk i bëhet vonë për kurgjë dhe vepron gjithmonë sipas mendjes së saj, shkruan Kosovarja.

 

Por, edhe pse ka vepruar kështu asnjëherë nuk ka dështuar, përkundrazi është bërë ende më e fortë, kurse për publikun është zbuluar gjithnjë e më shumë një vajzë me ambicie të mëdha.

Tuna, edhe pse pati një pauzë bukur të madhe në muzikë, ajo bëri boom me albumin e saj dhe bashkëpunimet që sjelli në këtë vit.

Tani, ende më shumë iu janë rritur kërkesat për paraqitje e performanca që bën të kujtohen gjatë në mendjen e publikut.

Tunën, nuk e kemi atraktive vetëm në profesionin e saj, por dhe pamjen e saj e cila duke i kushtuar gjithmonë rëndësi ka bërë përshtypje të pandalshme.

Po të iu shtrojmë pyetjen se a iu intereson për ndonjë imazh i fëmijërisë saj, sigurisht që përgjigja do të kishte qenë po.

“Revista Kosovarja” iu largon këtë merak dhe iu prezanton të voglën Tunë, e cila dhe në fëmijë ishte dukur po aq e ëmbël sa është sot. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË