Një person humbi jetën mbrëmë nga një aksident i rëndë që ndodhi në fshatin Celinë, që lidh Prizrenin me komunën e Gjakovës.

E sipas policisë në rajonin e Gjakovës është pikërisht shpejtësia e madhe, arsyeja që i mori jetën të riut nga fshati Demjan.

“Shpejtësia e madhe është arsyeja pse ka ndodh aksidenti, sepse rruga ku ka ndodhur është e shikueshme pra nuk është me kthesa, po ashtu është pa dëmtime. Veç kush ka qenë në vend të ngjarjes mund ta kupton se çfarë të bën shpejtësia e madhe. Aq e madhe ka qenë shpejtësia e veturës së viktimës sa është këputur automjeti përgjysmë”, ka thënë Ahmet Hasi, Drejtor i Policisë Rajonale në Gjakovë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima në këtë rast është i riu nga Demjani, B.Krasniqi, i lindur në shtator të vitit 1996.

Shumë familjarë e miq kanë përkujtuar të riun, duke ngushëlluar të gjithë ata që e njohën atë.

Duhet përkujtuar që veturat e aksidentuara kanë pësuar dëme të mëdha meqë rast është nevojitur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë jashtë viktimën dhe të lënduarit./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË