Këngëtarja e njohur Genta Ismajli tash e sa muaj është në fokus të mediave rozë.

Statusi i saj nga beqare në një lidhje pas disa viteve, bëri që Genta të përflitet nga të gjithë, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja është në lidhje dashurie me një biznesmen turk, tashmë i njohur për publikun.

Çifti po kalojnë ditë më të mira pranë njëri-tjetrit duke shpalosur momente të ndryshme edhe për publikun.

Genta vazhdimisht po tregon kujdesin e të dashurit ndaj saj, qoftë me dhurata e surpriza të shumta që po i vijnë.

Ditë më parë u bënë thashetheme kinse për shtatëzëninë e saj, bazuar në një foto ku i shihej barku i fryrë dhe pas deklaratës së gentës në një emision që është e gatshme të bëhet nënë.

Mirëpo fotoja e radhës e dëshmon të kundërtën. Genta ka pozuar me një fustan të bardhë, duke shfaqur linjat e trupit.

Aty shihet qartë se shtatëzënia ishte thjeshtë një supozim e mandej thashethemet u përhapen./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË