Mihrije Braha është një ndër fytyrat publike që zgjon çdo herë kureshtjen e publikut.

Një lëvizje e saj sado e vogël të jetë, menjëherë bën bujë të madhe e shndërrohet në lajm, shkruan Kosovarja.

Prezenca e saj, tash e sa dekada fillimisht si këngëtare, e së fundi edhe si moderatore e emisionit javor”Odeon”, ka dëshmuar se është një grua e pandalshme drejt sukseseve.

Përveç, Mihrijes e njohim edhe motrën e saj Lorën.

Që të dyja i kanë dhënë mjaft këngë të bukura publikut.

Dy motrat Braha, jo vetëm që ngjasojnë shumë me njëra tjetrën, por ndoshta është shkak edhe muzika që ato të jenë më të lidhura e të shfaqen shumicën e kohës bashkë.

E sot, Mihrija ka postuar një fotografi, ku motra e saj Lora e përqafon me shumë dashuri.

Krahas ngjashmërisë më njëra tjetrën, kanë shfaqur haptazi edhe dashurinë e tyre të pafundme siç edhe e ka cek Mihrija.

Kaq të bukura, të ëmbla, e të dashura janë këto motrat Braha./ Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË