Rene është vajza e artistëve të njohur Norës dhe Robert Berishës.

Ajo tashmë njihet nga të gjithë, në saj të prindërve, që vazhdimisht ndajnë imazhe në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.

E duke ditur që të dy prindërit i ka të angazhuar në skenën muzikore, shumicën e rasteve nuk kanë kohë të mjaftueshme për vajzën e tyre të vetme, Renenë, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse në mos praninë e prindërve, vajza e tyre po e përjeton ngrohtësinë familjare.

Për Renen po kujdeset gjyshi i saj, duke u relaksuar me të në një hapësirë gjelbëruese.

Si duket ajo po kënaqet shumë, ndonëse pa praninë e prindërve.

E kush më mirë se gjyshërit dijnë t’i duan nipat e mbesat.

Ndryshe Gjyshi i saj Tomorr Berisha është emër i njohur si kompozitor në skenën shqiptare.

Kompozimet e tij të shumtën e herave janë bërë hite, të kënduara nga këngëtarët tanë të mirënjohur si Nexhime Pagarusha, Sabri Fejzullahu, Shpresa Gashi etj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË