Është mbretëresha e muzikës shqiptare, zëri i shumë të rinjve, dhe inspirimi i shumë femrave kudo në botë.

Këngëtarja ulqinake Gjyste Vulaj u popullarizua më shumë se ç’pritej në shumë vende, dhe ka lënë shenja kudo që ka shkelur me perfomancat e saj të veçanta, shkruan Kosovarja.

Muzika dhe zëri melankolikë i kanë ndihmuar që të depërtojë në botën e artit, dhe të njihet nga çdo gjeneratë.

E, paraqitjet e saj skenike kanë mbetur në kokën e të gjithëve aq gjatë, sa ende kujtohet si 20 vjeçare, e jo si 42 vjeçare.

Për këtë ajo është kujdesur që gjithmonë të vijë e freskët, rinore dhe e veçantë, në secilën pjesëmarrje që iu është ofruar për mbrëmje e ahengje të ndryshme.

Andaj, sot vështirë se mundet të merr dikush inciativën e ta pyesë se sa vjet i ke, për shkak se bukuria dhe format e saj perfekte kanë bërë që tek ajo pjesë të mos guxojë kush të hyjë.

Veçanërisht, pas këtyre fotografive të fundit, kjo pyetje me shumë gjasë edhe është harruar tek secili, pasi vërtetë po duket sikur një princeshë/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË