Para një jave ka filluar sezoni i dytë i serialit “Mos ma lësho dorën” edhe në Kosovë, pjesë e të cilit janë bërë disa aktorë të rinjë të cilët po pëlqehen shumë nga publiku.

Në mesin e tyre është edhe aktorja Buse Meral, në rolin e ”Damllës”, e cila e kundërshton babain e saj për ta ndjekur ëndrrën e jetës.

”Damlla” gjithashtu është e përfshirë edhe në aksidentin e ”Xhenkut” të cilin e pësoi në ditën e dasmës.

Por, kush është në jetën reale ”Damlla” dhe me çka merret? Aktorja ka lindur më 25 korrik të vitit 1999 në Stamboll që do të thotë se tani ka 20 vjet.

Buse ka përfunduar shkollën e Mesme Profesionale dhe Teknike të Anadollit, kurse aktualisht është duke studiuar për aktrim në Qendrën e Artit Müjdat Gezen.

MUND TË JU PËLQEJNË