Deputeti nga radhët e AAK-së dhe ish komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj është ndër figurat më të rëndësishme të skenës politike, shkruan “Kosovarja”.

Krahas politikës ai është edhe një bashkëshort dhe baba i përkushtuar që njihet për familjen e mrekullueshme që ka.

Por, Dauti nuk po del të jetë i zoti vetëm në këto dy profesionet e para të tij. Ai na qenka i zoti për ti shprehur ndjenjat gruas së tij.

Kush do e mendonte se një deputet si Daut Haradinaj, një emër kaq i madh për popullin shqiptar kur bëhet fjalë për gruan e tij bukuroshe Lolen është edhe romantik.

Përballë gruas së tij me rastin e ditëlindjes ka gjetur fjalët më të bukura për ta uruar: “Ishim, jemi dhe do vazhdojmë bashkë”, ka shkruar ai sipër imazheve më të bukura familjare që ka përzgjedhur.

Eh, kur është në pyetje dashuria të gjithë i dorëzohemi asaj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË