Aktorja e njohur shqiptare Fiona Gllavica disa javë më parë i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo është martuar me Arbnor Pacollin, brenda një dasme madhështore e të ftuar të shumtë, shkruan Kosovarja.

Sikurse disa dasma të caktuara të fytyrave publike, edhe kjo e Fionës ngjalli mjaft kureshtje e interesim tek një masë e gjerë.

Të gjithë u bënë kuriozë në natën e saj më të rëndësishme edhe për detajin më të vogël, kështu edhe duke u bërë më të etur që të dijnë më tutje për jetën e saj private.

Fiona, menjëherë pas natës së dasmës u nis drejt pushimeve në Tajlandë dhe në Turqi, duke përjetuar ditët më të mira të saj.

Pas të gjitha këtyre aventurave me të shoqin, ajo më në fund iu kthye normalitetit, duke u munduar që ta vazhdojë jetën e saj sikur më parë pa bërë as ndryshimin më të vogël.

Por, sado që u mundua të mos tërheqë vëmendje, Fiona bëri që menjëherë të vërehet ndryshimi i saj i parë mas martesës.

E ajo është rregullimi dhe grimi i saj, e cila tani pas u martua më shumë po kurohet e po rregullohet.

Epo, gjithsesi që martesa e bën të veten. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË