Zgjedhja e Albin Kurtit, në krye të qeverisë së Kosovës, e ka frikësuar Serbinë, duke e frikësuar për dialogun e shumëpritur, që ishte ndërprerë shkaku i taksës, shkruan “Kosovarja”.

Serbia shpërtheu me deklaratën se Albin Kurti nuk është për dialog. Konstatimi i Vuçiçit paralajmëron mosgatishmëri bisedimesh me Albin Kurtin…

Në intervistën e parë dhënë RTK-së, Kurtoi theksoi se “Kërkesa e Serbisë se edhe ne duhet të fitojmë diçka…”, është e papranueshme.

Përgjigja e Kurtit se “Nuk jemi këtu për t’i kompensuar apetitet, por për t’i shëruar plagët”, i ka dhënë fakte Vuçiçit për të kuptuar qëndrimin e kryeministrit të ri të Kosovës se nuk është për hapjen e kutisë së Pandorës!

Kurtin e presin sfida në politikën e jashtme dhe të brendshme
Dhe, që nga dje, me të marrë postin e kryeministrit, Albin Kurtin e pret një dinamikë e madhe e punës.

Në planin ndërkombëtar veç kanë ardhur kërkesat e para për vazhdimin e dialogut me Beogradin.

Ndërkaq, në segmentin e brendshëm Albin Kurtin do ta vëzhgojë opozita në çdo hap.

Ka shumë paralajmërime opozitare për reagime edhe me gaz lotsjellës në Kuvend, nëse kryeministri i sapoardhur nuk i përmbahet diskursit premtues për zgjidhjen e problemeve të shtetit.

Andaj, Albin Kurti është nën fokus të brendshëm dhe të jashtëm, për politikat qeveritare kundrejt Serbisë dhe realizimit të premtimeve që lidhen me çkapjen e shtetit.

Sfidë numër një është dialogu me Serbinë, që, pa dyshim, do të jetë i vështirë. Serbia veç po e paralajmëron kryeministrin Kurti se heqja e taksës është kusht i Beogradit për vazhdimin e dialogut.

Por, fakti se Vuçiçi kërkon edhe diç më shumë nga Kosova, zor se do ta pranojë dialogun përballë mospranimit të idesë për ndarjen e Kosovës, të cilin besohet se Kurti nuk do pranojë të hapet si temë.

Sidoqoftë, sfidë tjetër politike e kryeministrit të Republikës së Kosovës është edhe ballafaqimi me opozitën, meqë Kosovë asnjëherë s’ka pasur opozitë më të fortë në Parlament.

Andaj, Albin Kurti do të ballafaqohet edhe me këtë problem, jo vetëm si i pari i qeverisë, por edhe si Albin Kurt i kohës së hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Dhe, Kurti, për të ndërtuar besimin, duhet të sillet në perfeksion me ngjarjet dhe zhvillimet që janë para tij.

Kurti, e që ishte kundërshtar i “qeverisë së asfaltit”, duhet të merret me investime kapitale, sikur ka premtuar edhe vetë.

Në të kundërtën, do t’i revanshohet opozita. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË