Para 18 viteve, 5 mijë persona ishin në sallë për të dëgjuar këngën “Do të doja”.

Baladat e dashurisë nga Naser Berisha janë ndër më të pëlqyerat ndër vite. Ndonëse realizuar shumë kohë më parë ato mbeten perlat e rock-ut shqiptar.

Para 18 viteve sallat mbusheshin plot njerëz për të dëgjuar këngët e tij. E një moment të rrallë gjatë një koncerti të mbajtur në Gjilan, Berisha e ka kujtuar përmes një postimi në Facebook.

Ishte 14 shkurti i vitit 2002, kur siç ka shkruar këngëtari në sallë ishin plot 5 mijë persona që po këndoin bashkë me të hitin e njohur “Do të doja”.

E kur përfundoi kënga, ai bëri një veprim të jashtzakonshëm për hir të dashurisë, theu gjënë më të çmuar për të, kitarën.

Koha kur hynin 5.000 veta ne sallë me NDËGJUE muzikë” ka shkruar ai në Facebook ku ka shpërndarë linkun e kësaj performance.

MUND TË JU PËLQEJNË