Është fytyra më e re e estradës dhe është pranuar shumë mirë tek një masë e gjerë.

Engjëllusha Salihu tani po shquhet si ndër femrat më të njohura të estradës që syri dhe veshi i audiencës e ka pranuar më të parën, shkruan Kosovarja.

Engjit, karriera po i ec shumë mirë, dhe këtë gjë duket se ia ka lehtësuar bashkëpunimi me të ëmën që tashmë i shohim kudo bashkë.

Agjenda e tyre e stërngarkuar lë shumë për të kuptuar, të cilat jo vetëm që kanë krijuar audiencë kudo në botë por edhe përfitimet po përflitet se i kanë goxha të mëdha.

Këtë po e dëshmojnë edhe veshjet, lukset, veturat, shëtitjet e ndryshme që i bëjnë së bashku kur janë të liruar ndonjë ditë nga angazhimet e mbrëmjes.

E, kohët e fundit duket se Engjit këto nuk po i mjaftojnë dhe ka filluar që trupin e saj ta mbulojë me plot aksesorë të dukatit, të cilat duken tejet të shtrenjta, duke bërë të kuptojmë se vërtetë pasuria e tyre nuk njeh limit.

Epo, sa lehtë në ditët e sodit, sepse diçka që shihet nuk fshihet. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË