Është paradoksale se sa shumë paragjykohen dhe njëkohësisht sa shumë lexohen lajmet që kanë të bëjnë me dasmat e të njohurve, lajmet që lidhen me rejat, e të ngjashme, shkruan “Kosovarja”.

Detajet e dala nga dy dasmat e fundit, ajo e Gresa Behlulit dhe e djalit të Remzies Osmanit kanë pushtuar kategorinë rozë dhe kanë arritur të thithin audiencë të gjerë.

Kjo është e vërteta, ndërkohë që nuk kanë munguar as komentet e tipit “Na lodhet”, shkruan “Kosovarja”.

E, kush mund ta mohoj të vërtetën se neve si popull na pëlqejnë dasmat, kemi dëshirë të marrim vesh shumëçka rreth gjërave që ndodhin, madje edhe në dasmat e ahengjet e huaja.

E, kush e ka radhën tash? Ndoshta Platori i çiftit Mihrije Braha dhe Naim Abazi. Thuhet se ai është në një lidhje dashurie, por ende nuk ka asgjë zyrtare./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË