Këngëtarja, Beatrix Ramosaj shpesh është temë e mediave rozë për shkak të imazheve provokuese që publikon apo dështimeve.

Disa herë ia ka dalë mbanë që ta “mashtrojë” publikun përmes fotove të punuara me photoshop, por jo gjithmonë rezultoi me sukses.

Në disa raste deformimet kanë qenë aq të mëdha sa që menjëherë kanë rënë në syrin e publikut apo fansave të saj.

E tillë është edhe në fotografitë që lajmi.net ua sjell në vazhdim ku vërehet dukshëm mrekullibërësi, photoshopi që ka përdorur.

Përkundër kësaj, ajo po vazhdon të shijojë jetën ku së fundmi ishte në Paris bashkë me vëllaun, Albanin dhe me miqtë e saj.

Nga atje solli edhe një set të veçantë fotografik, për të cilin u komentua mjaft shumë nga publiku.

Sa i përket projekteve muzikore “Get High”, mbetet kënga e fundit e publikuar nga ajo në duet me Albanin. /Lajmi/

MUND TË JU PËLQEJNË