Alina Boz, aktorja e njohur e serialit “Mos ma lësho dorën”, është pjesë e pandashme e mediave roze në Turqi.

Aktorja është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes të cilave i mbanë të informuar fansat për më të rejat e saj.

Kësaj radhe aktorja 20-vjeçare ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi kur ishte fëmijë.

Alina duket se ëmbëlsinë në fytyrën e saj kur ka qenë e vogël e ka ruajtur edhe sot.

Në këtë imazh aktorja ka pranuar komente dhe pëlqime të shumta. “Mos ma lësho dorën” është njëri ndër serialet më të shikuara të Turqi.

Në këtë serial luajn aktorë të njohur, të cilët me rolet e tyre shumë shpejt kanë arritur që t’i rrëmbjenë zemrat e publikut. /21Media

MUND TË JU PËLQEJNË