Arbenita Ismajli është bukuroshja nga Kumanova e cila vazhdimisht flitet e komentohet në media e publik.

Si modele ajo ka arritur shumë suksese, mirëpo famën më të madhe e mori pas lidhjes me reperin gjilanas Feronit Shabani, i njohur me nofkën “Fero”, shkruan “Kosovarja”.

Çifti megjithëse janë parë gjithmonë bashkë në vende të ndryshme, duke mos iu munguar dedikimet e dashurisë ndaj njëri-tjetrit, lidhja e tyre po përflitet se është në krizë, madje disa thonë se janë ndarë përfundimisht.

Derisa këto thashetheme nuk janë konfirmuar nga ta vazhdojnë të mbesin dilema.

E derisa të tjerët mundohen ta gjejnë të vërtetën ata po vazhdojnë aktivitetet e tyre në rrjete sociale me imazhe e video të ndryshme.

Arbenita së fundi ka shfaqur një video duke treguar grimin e bukur ndërkohë që dhurun puthje para kamerës. Por kujt?!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË