Të zgjedhësh nuancën e duhur të manikyrit apo të bësh thonjtë me xhel nuk mjafton, pasi thonjtë kanë nevojë të marrin vitaminat dhe lëndë e tjera ushqyese për t’u mbrojtur nga thyerja, zverdhja, myku dhe dobësimi i kutikulave.

Vitaminë E: Në qoftë se keni vitaminë E në shtëpi, mos hezitoni në asnjë moment ta përdorni edhe për trajtimin e thonjve të dëmtuar. Aplikoni vajin e kapsulave xhelatinoze drejtpërdrejt mbi thonj dhe masazhojini për 5 minuta, çdo mbrëmje para se të shkoni për të fjetur.

Vaj kokosi: Vaji i arrës së kokosit ka një efekt thuajse magjik në trupin e njeriut. Ai është i pasur me shumë antioksidantë të fuqishëm, acide yndyrore të ngopura dhe përbërës me veti antiinflamatore që luftojnë veprimin e radikaleve të lira në organizmin tonë. Merrni një lugë gjelle me vaj ulliri, ngroheni derisa të shkrijë dhe masazhoni thonjtë në gjitë sipërfaqen e tyre. Mos i lani, mjafton vetëm t’i fshini me peshqir të ngrohtë.

E verdhë veze dhe mjaltë: Një përzierje e shëndetshmë për t’u ngrnë? Jo, kësj here duhet ta përdorni për thonjtë. E verdha e vezës përmban sasi të mëdha të vitaminë A dhe acide yndyrore që rigjenerojnë thonjtë e dobët, të petëzuar dhe që thyhen lehtë. E kombinuar me vetitë antimykotike të mjaltit, përbën një trajtim të shkëlqyer për thonjtë. Përzieni 1 të verdhe veze me 1 lugë çaji mjaltë organik, dhe masazhoni thonjtë.

MUND TË JU PËLQEJNË