Pas një ditë lodhshme në punë dhe shkollë, gjëja e vetme që do t’ju lehtësonte dhe ëmbëlsonte mbrëmjen është krostata me mollë dhe reçel. Living ju propozon recetën më të shijshme dhe të shpejtë që keni provuar ndonjëherë. Mjaftojnë vetëm 25 minuta dhe do e keni gati në tryezë. Ju bëftë mirë!

PËRBËRËSIT: 1 petë e gatshme sfoliatë, 2 mollë me madhësi mesatare, lëngu i 1/2 limoni, 2-3 lugë reçel luleshtrydhesh ose atë që ju gjendet, 2-3 lugë sheqer dhe 2-3 lugë qumësht dhe pak sheqer pluhur.

PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Mollët e qëruara i presim në feta të holla dhe i lyejmë me lëngun e limonit që të mos nxihen. Petën, ashtu siç është, e hapim direkt në tavën ku kemi shtruar letër furre. Shpërndajmë në mes reçelin, duke lënë pa lyer një bord anësor 3-4 cm. Vendosim sipër fetat e mollëve, i spërkasim me sheqer dhe kthejmë anësoren e petës. Me një penel, lyejmë anësoret e petës me pak qumësht, i spërkatim me sheqer pluhur dhe e vëmë tavën të piqet për rreth 25 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë në anë.

KOHA E PËRGATITJES: 15 MIN.
KOHA E PJEKJES: 25 MIN.

MUND TË JU PËLQEJNË