Do t’ju kenë dhënë shumë mendime se çfarë kripe duhet të përdorni së fundmi. Kripë deti, kripë të imët apo Himalaje?

Jeni bërë konfuzë apo jo?!

Për t’ju informuar pak kripa e Himalajës ruan përmbajtjen e saj minerale origjinale, magnezin dhe kalium. Por a janë të shëndetshme këto përbërës origjinalë?

Shumë njerëz mendojnë se kripa e detit është më e mirë për shkak të mineraleve të saj, por ke ajo si dhe kripa e imët kanë të njëjtën vlerë ushqyese bazë, sipas Klinikës Mayo. Kripa e detit dhe kripa e imët gjithashtu kanë një sasi të ngjashme të natriumit sipas peshës.

Sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Shkencës dhe Teknologjisë Mjedisore, kripa e detit ka më shumë se sa vetëm minerale, në shumë raste, ka edhe plastike të hedhur në kripën e detit qoftë ajo e përpunuar apo jo.

Problemi është, se falë qeseve plastike dhe mbeturinave të tjera në rrugët ujore, shumica e markave të kripës së detit përmbajnë disa pjesë mikroskopike plastike.

Po në lidhje me jodin në kripën e imët?

Prodhuar në minierat e kripës, kripë tradicionale e tryezës ajo e imta përpunohet më shumë se kripa e detit.

Kjo do të thotë se është kryesisht e lirë nga mineralet natyrore. Vlen të përmendet megjithatë, që nga vitet 1920, prodhuesit kanë shtuar jodin në kripën e përpunuar është një mineral i rëndësishëm për mbajtjen e tiroideve tuaja “të lumtur.”

Por në fund të fundit asnjë lloj kripe nuk është e mirë për ju, kështu që nuk do të ishte gabim të ulnit sasinë e përdorimit të saj.

MUND TË JU PËLQEJNË