Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e djeshme në kryqëzim rruge në Skenderaj.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ku lëndime kanë pësuar nëntë persona.

Aksidentin në fjalë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 17:00, aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim rruge në Skenderaj. Të përfshira tri vetura civile ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar nëntë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF ne Skenderaj, më pas janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti./Indeksonline/.\\

MUND TË JU PËLQEJNË