Ëmbëlsinë e kajsive e të pjeshkëve shfrytëzojeni për të bërë këtë krem, që ia kalon akullores në cdo kuptim.

Qumështin, ajkën dhe sheqerin ziejini në zjarr të ulët derisa të shkrihet sheqeri.

Pjeshkët e kajsitë qërojini e pritini në kubikë.

Këto hidhini tek masa me qumësht e ajkë dhe vazhdojeni zierjen edhe për 2-3 minuta të tjerë.

Pastaj, masën largojeni nga zjarri e lëreni të ftohet.

Shtojani lëngun e gjysmë limoni dhe të gjitha bashkë bluajini në blender.

Shërbejeni të ftohtë në gota ose enë qelqi.

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË