Kur ta keni lexuar këtë shkrim deri në fund, do ta arsyetoni fenomenin e parashikueshmërisë.

Ne do të marrim një pjesë parashikimi që ka të bëjë me shqiptarët e Kosovës. Është një libër “Thoti fliste shqip” dhe ndër të tjera aty para mijëra vitesh, u gjetën detaje në materialet e quajtura “Pllaka të Somërit” në Egjipt dhe ku shkruan:”…nëse shqiptarët arrijnë pa u asimiluar deri në vitin 2000, do ta pushtojnë botën…” Ishte një parashikim i largët dhe ne e kemi kaluar vitin 2000!

Krejt këtë e ka thënë hiç më pak se arkeologu më në zë i kohës në Italinë e sotme Gjuzepe Katapano.
Kosova ka pak më shumë se një dekadë shtet.Kemi hyrë pra në shekullin 21 dhe diçka të tillë u tha në Serbi hic më pak se Vuçiqi në parlament: ”Keni kujdesin se në vitin 2100, do të kemi shtatë milionë shqiptarë të Kosovës kundrejt 3 milionë serbëve të Serbisë”!

Ai u thirr në proceset shkencor-demografik në rajon që do të vijnë shumë shpejtë, ndoshta më shpejtë se kur tha ai! Vuçiqi e din shijen e “Mollës së Kuqe” dhe dëbimin e muhagjerëve, sepse ai është edhe historian.

Për ta dëshmuar fuqinë psikofizike të shqiptarëve të Kosovës, televizionet japoneze dhe tash franceze, po flasin me vite për xhudistët shqiptarë të Kosovës, me në krye Driton Kukën dhe klubin nga Peja, që është më shumë klub i një lagjeje pejane! Televizionet botërore që flasin pa xhelozi Kosovën e paraqesin në xhudo, si bastion botëror në sportet e forcës.

Shumë televizione po e paraqesin Kosovën si tokën e femrave më të bukura. Pse?

Vajzat shqiptare të Kosovës vijnë nga toka e pasurisë së arit të pastër në Mitrovicë. Nga toka e pasurisë së argjendit më të madh në Evropë që e ka toka e vreshtave të Rahovecit dhe këto të dhëna i thotë hulumtimi britanik mineraro-xeherorë. Pastaj ,vijnë nga toka me e begatë rurale në Evropë me bukuri të rralla natyrore:

Kosova është pasuri e madhe botërore edhe me derivate energjetike të nëntokës, naftë, gaz e benzinë. Kosova është i vetmi shtet me pasuri mbitokësore dhe nëntokësore.

Kosova është unikate edhe me klimë ndërkontinentale. Një shtet që kalohet për tri orë fund e krye, nga të gjitha anët, është unik për diçka që pak kush e din:

Në pjesën e Kosovës kah Prishtina, kajsitë pjekën në korrik, ndërsa në Rugovën e Bjeshkëve të Nemuna, kajsitë çelin në qershor – korrik dhe nuk pjekën kurrë. Në Kosovën e rrafshit grunajat e Suharekës dhe Prizrenit korren 2 javë më herët se në pjesën e të gjitha qyteteve tjera rajonale. Të gjitha këto në një Kosovë të vogël. Më afër lulëzimit të fushave dhe natyrës jemi me Gjermaninë ,Francën dhe Evropën 2000 kilometërshe të largët, sesa me Rugovën dhe Suharekën 80 kilometërshe…

Kaq e vogël Kosova dhe e ka ndarë botën në dy pjesë. Në popull kanë qarkulluar fjalët e mençura që llogariten si parashikuese. Për luftërat flitet si parashikues Hoxhë Braina, që e parasheh edhe një luftë me Serbinë! Për AND-në e parë të zbatuar në praktikë, e ka bërë për të parën herë pleqnari Xhemail Abria, atëherë kur shkenca e AND-së nuk i kishte mjetet teknologjike të zbulimit të prejardhjes gjenetike të gjakut…

Kosova kishte edhe shumë burra të pashkolluar që mbanin mend më shumë se ata që shkruanin me laps. Ishte rapsodi popullor Sefë Mleqani, që këndonte deri në dy orë këngë në sharki pa e shkruar kurrë këngën. Dhe gjithnjë e kishte kënduar njëjtë pa e ndryshuar asnjë varg,por që kurrë nuk e kishte shkruar as mësuar në shkollë.Pra,cikli i këngëve kreshnike…

Kosova me pak më shumë se një dekadë shtetësi po përmendet edhe në qarqet e futbollit botëror që kanë ekipe të regjistruara futbolli qysh në vitet 1800.
Kemi dijetarë në popull. Kemi profesorë nëpër qendra universitare të rangut botërorë. Kemi shkencëtarë. Kemi sportistë dhe njerëz të guximshëm, luftëtarë dhe kemi përmendore e busta sa e gjithë bota së bashku!

Serbia, ka arsye të frikësohet!Në Budapest, Policia e Kosovës, zuri vendin e parë në Evropë që mahniti me fuqi dhe inteligjencë. Zoti i dijes Thoti nga ai libri që e thamë në fillim, parasheh që shqiptarët e Kosovës ta pushtojnë botën!

Po çka është parashikimi? A është për ta besuar? Po u referohemi disa të dhënave shkencore:
Në shekullin e pestë para erës sonë, mendimtari i madh kinez Sun Ci, strateg ushtarak kinez, autor i një traktati kinez shkruan :

“Parashikimi është arsye informative e sundimtarit për ta shkatërruar kundërshtarin”! Në kohë të hershme para erës sonë prej nga daton parashikimi, në kohën e ndërhyrjes së zotrave tek njerëzit, ishin parashikuesit që u shërbenin sundimtarëve dhe dinastive:”Ishin parashikuesit e së ardhmes, dijetarët, orakujt, astrologët e së ardhmes, që me profecitë e tyre i tregonin sundimtarit se çka do të vjen në të ardhmen !

Në prag të betejës së tij të fundit, Sauli pa hordhitë e filistinëve dhe u tmerrua. Kur iu ofrua Zotit për ndihmë, ky nuk iu shfaqë as në ëndërr. I ndodhur pa burim informacioni, Sauli donte të dinte, se si do të përfundojë beteja që e priste. Ai thirri shpirtin e Samuelit përmes magjistarit te dera e botës dhe dëgjoi prej tij, se Sauli do ta humbte betejën dhe do të vritej! Ai konsultoi parashikuesit, të cilët i treguan se duhet t’i befasosh dhe t’i kapësh në pritë… Ata i dhanë idetë si ta fitonte betejën dhe kështu që, ai e fitoi përmes parashikuesve…”

Parashikuesit japin informacione të dobishme për njerëzimin, prandaj edhe parashikimet për shqiptarët e të ardhmes, duken krejt reale,bazuar në sukseset e Kosovës. Krejt kjo falë popullit dhe gjenit pellazgo-ilir. Ajo çka duhet të bëjnë shqiptarët është vetëm t’i heqin këta politikanë nga skena sunduese! Safet Krivaça /Kosovarja /.

MUND TË JU PËLQEJNË