Çdo kush dëshiron kombinimin e pijeve të gazuara me mishin.

Padyshim se edhe ju jeni adhurues i mishit në skarë, gjatë fundjavëve.

Mirëpo asessi mos pini lëngje të gazuara teksa hani mishin e pjekur në skarë, kjo pasi racioni proteinik nënkupton që të hani ushqimin i cili ju ndihmon të ndërtoni muskujt që është gjë e shkëlqyeshme, transmeton Klan Kosova.

Nëse ushqimin e tillë e bashkoni me pijet e ëmbëlsuara, do t’i shkaktoni vetes më shumë dëm se dobi.

Hulumtuesit kanë vëzhguar 27 persona të rritur nga të cilët dy kanë marrë 15 për qind proteina, njëri me pije të ëmbëlsuara, ndërkaq tjetri pa to dhe dy me 30 për qind proteina me të njëjtat pije.

Bashkë me pijet e ëmbëlsuara vjen deri te zvogëlimi i oksidimit të yndyrës, proces i cili fillon në trup, ndërkaq ata të cilët hanë më shumë proteina kanë përqindje më të vogël oksidimi të yndyrave.

Pija e ëmbëlsuar shton marrjen e kalorive, ndërkaq kaloritë të cilat i fusin me pije të këtilla nuk zvogëlojnë urinë tonë por vetëm e shtojnë dëshirën tonë.

Marrja e më shumë proteinave pa sheqer plotësues zvogëlon dëshirën tonë për ushqimin e njelmët dhe me erëza. Me marrjen e pijeve të ëmbla dhe të gazuara, apetiti për këta artikuj të ndaluar kthehet.

Proteinat janë të shkëlqyeshme për organizmin dhe shëndetin tonë, konsumimi i tyre me pije të ëmbla shkatërron efektet e mira të cilat proteinat i kanë në trupin tonë.

MUND TË JU PËLQEJNË