Keni dëshirë të vazhdueshme të konsumoni çipsa e pije të gazuara? Kjo mund të jetë si pasojë e 100 trilionë baktereve që jetojnë në zorrën tuaj, të cilët i tregojnë trurit se çfarë të hani.

Kjo është ajo çfarë shkencëtarët e quajtnë boshti ‘zorrë-tru’. Ajo çfarë hamë ndryshon biokiminë e trupit, si dhe influencon mënyrën se si dukemi, mendojmë e ndjejmë, transmeton lajmi.net.

Zorrët krijojnë pjesën më të madhe të seretoninës e dopaminës, hormone përgjegjëse për gjendjen emocionale të njeriut.

Kësisoj, të ngrënit ushqime të shpejta e jo të shëndetshme si të tipit të çipsave e pijeve të gazuara mund të çojë në lodhje më të shpejtë, si dhe ankth.

Po ashtu, siç u cek më lart, të konsumuarit këto ushqime krijon përshtypjen e të qenit më të shëndoshë.

MUND TË JU PËLQEJNË