Vite më parë rrëmbeu kurorën dhe u cilësua si më e bukura në trojet shqiptare.

Kush tjetër përveç Agnesa Vuthaj, e cila ani pse dorëzoi këtë kurorë, epitetin që e fitoi me shumë meritë e ruajti për vite me radhë, shkruan Kosovarja.

Sot vazhdon të jetë pjesë e pasarelave të ndryshme të modës dhe pjesë e jurisë për evente të ndryshme të bukurisë.

Agnesa që kur është bërë fytyrë publike dhe e njohur, nuk është ndalur së punuari drejt karrierës së saj.

Paralelisht me punën dhe angazhimin që ka në jetën e saj, ajo nuk i ndal as për një moment të vetëm qejfet dhe shëtitjet e saj.

Sa e shohim në një vend sa në tjetrin, duke mos i mbetur peng për asgjë, e që edhe rregullimet dhe pamjet duke mos i lënë aspak keq.

Agnesa edhe sot na njoftoi se si po duket dhe si është veshur, e po të ia hedhni një sy fytyrës së saj do e kuptoni që kjo pamje e saj nuk do koment. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË