Nëse ka një pyetje që të gjithë fansat ua bëjnë nënave të reja, ajo është mbi kilogramët e marrë para, gjatë dhe pas lindjes.

Almeda Abazi, e cila u bë nënë për herë të parë në muajin qershor, në vetëm pak muaj pas lindjes, duket në formë, edhe me disa kile më shumë.

Megjithatë, as Almeda nuk i përjashton dot pyetjet për kilogramët dhe “sekretin” e eliminimit të tyre. Pas lindjes së Efehan, bukuroshja e njohur shqiptare nuk ka bërë asgjë për të eliminuar kilogramët e tepërt, përkundrazi.

Edhe në një bisedë që ka bërë së fundi me fansat në llogarinë e saj në Instagram, Almeda ka shpjeguar se nuk ka bërë asnjë përpjekje për të humbur kilogramët e tepërt.

“Nuk po përpiqem të humbas peshë. Për sa kohë vazhdoj të ushqej djalin me gji, do të vazhdoj të rri kështu” – shkruan ndër të tjera Almeda duke iu përgjigjur fansave të saj.

Kështu, ushqyerja me gji është prioritet për Almedën ashtu si edhe për shumë nëna të tjera si ajo, ndaj edhe shqetësimi i kileve të tepërta, nuk është në fokus të saj./noa.al

MUND TË JU PËLQEJNË