Stina e verës është koha e duhur kur duhet ta ndëroni dietën tuaj. Temperaturat e larta dhe dehidrimi që shkaktohet nga djersitja mund të shkaktojnë probleme serioze të shëndetit. Zgjidhja e duhur për t’I shmangur këto probleme është konsumimi I frutave sezonalë dhe ushqimeve të freskëta dhe të pregaditura aty për aty.

Disa nga këto ushqime janë:

Domatet

Janë të mbushura me antioksidantë dhe vitaminë c, që njihen për vetitë e luftimit të sëmundjeve kronike.

Shalqiri

Ky frut është I përbërë nga një përqindje e madhe e ujit dhe është gjithçka çfarë ju duhet të konsumoni në ditet e nxehta të verës. Shalqiri përmban disa përbërës, që I mbrojnë qelizat e lëkurës nga dëmtimet e diellit.

Portokalli

Humbja e disa vlerave ushqyese gjatë verës,mund të kompenzohet vetëm duke përdorur ushqimet e duhura. Portokalli është një nga këto produkte që duhet patjetër të jenë pjesë e listës së ushqimeve që I konsumoni gjatë verës. Portkalli ju mbanë të hidratuar dhe vlerat e tij ushqyese ju sigurojnë vitaminat e duhura.

Jogurti

Jogurti përmban një grup të baktëreve të mira për sistemin tuaj tretës. Ai përmban gjithashtu yndyrë dhe proteinë të duhur për funksionimin sa më të mirë të organizmit.

Manaferrat

Manaferrat përmbajnë fibra dhe vitaminë c. ato janë një “snack” I duhur për tu konsumuar gjatë ditës.

Mollat dhe dardhat

Këto fruta janë të pasura me fibra. Një mollë apo dardhë në ditë do të ishte porcioni I duhur për t’u konsumuar gjatë ditëve të nxehta.

Çaji i gjelbër

Nëse jeni duke kërkuar për pije të tjera krahas ujit, atëherë përgjigja është çaji i gjelbër. Ky lloj çaji është pija e duhur për t’I përballuar temperaturat e larta.

Ushqimet e tjera, të cilat këshillohen nga ekspertët për t’u konsumuar gjatë ditëvë të nxehta të verës janë : avokado, dredhëzat, sallatat dhe pjeshkat.

MUND TË JU PËLQEJNË