Edhe nipi i Presidentit Thaçi u bë pjesë e dasmave të show bizit.

Kushtrim Thaçi dhe Edona Ahmeti mbrëmë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, të cilën e mbajtën në hotelin më luksoz të Prishtinës në Emerald, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse kishin vendosur tu ikin mediave, kjo nuk ishte edhe krejt e mundur.

Ishin nikoqirët dhe të ftuarit ata që shpërndanin imazhe nga dasma, e këto bëheshin lajme.

E, dasmat nuk kanë hijeshi pa këngëtarin për të ndezë atmosferën.

Pikërisht, e veçantë e kësaj dasme ishte zëri i fuqishëm i këngëtares Irma Libohova, e cila iu dhuroi momente të paharruara gjithë të pranishmëve.

Përveç, protagonistëve Kushtrimit dhe Edonës, vëmendja u përqendrua edhe te familja e presidentit Thaçi./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË