Pas shumë kohësh beqare biznesmeni turk e bëri për vete këngëtaren Genta Ismajli.

Dashuria e tyre kaloi kufijtë duke plotësuar kështu njëri-tjetrin, shkruan “Kosovarja”.

Çifti po marrin vëmendje të vazhdueshme qysh prej që e bënë publike lajmin që janë bashkë.

Ata vazhdimisht shfaqin dashurinë ndaj njëri-tjetrit, me surpriza të shumta. Po e jetojnë dhe shijojnë çdo moment bashkë, duke mos hezituar ta ndajnë me publikun.

Dita-ditës publiku po i njeh edhe preferencat e tyre, si në muzikë, ushqim etj.

Së fundi në një llogari në Instagram me emrin e tyre është shfaqur i dashuri i Gentës duke dëgjuar këngë të saj.

Duket se kënga “Zemra thyhet” është e preferuara që ai e pëlqen nga këngët e Gentës.

“My baby lıstenıng to hıs Favorite song 💋”, shkruhet krahas videos në Instagram./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË