E nisi karrierën si fëmijë, e po e vazhdon edhe sot me vullnetin dhe energjinë e dikurshme.

Këngëtarja e muzikës popullore Shkurte Fejza për dekada me radhë kontriboi në muzikën e mirëfilltë shqipe, duke ruajtur vlerat e traditat kombëtare, shkruan “Kosovarja”.

Këngët e saj kanë prekur tema nga më të ndryshmet, që i kanë preukopuar shqiptarët ndër vite, e poashtu tema për gëzime familjare e festa të ndryshme.

Publiku ka një respekt e dashuri të madhe për Shkurte Fejzën. E padyshim që shumica i dijnë pothuajse të gjitha këngët e saj.

Është interesante të dihet për një yll të muzikës siç është Shkurta të mësohet se kur dhe cila ka qenë kënëga e saj e parë.

Paraqitjet e para në skenë ajo i ka pasur qysh si fëmijë në programet e shkollës, ku u vërejt për herë të parë talenti i saj, shkruan “Kosovarja”.

Ndërsa “Isha vetëm tuj mendu” titullohej kënga e parë e kënduar nga ajo.

Më pas në maj të vitit 1975 merr pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren dhe shpërblehet me Çmimin “Debutantja më e suksesshme”.

E për një kohë të shkurtër ajo u bë e njohur në të gjitha anët e botës shqiptare./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË