Shkurte Fejza është ikonë shqiptare, mbretëreshë e muzikës dhe artiste shumë e pëlqyer.

Shumë këngë të mirëfillta, hite e videoklipe kanë dalë nga e madhja Shkurtë, cilësohet për zërin melankolikë dhe interpretimet e saj të veçanta, shkruan Kosovarja.

Krijimtaria e saj muzikore gjithmonë zgjon kureshtje, dhe çdo adhurues i saj ndihet i gëzuar kur sheh atë duke i sjellë ndonjë projekt të ri industrisë muzikore.

Shkurtën, përveç që e shohim të përkushtuar në profesionin e saj, shpesh është aktive në rrjetet sociale ku ndan herë pas here fotografi e fotosesione me ndjekësit e saj.

Kjo pasi që e do aparati, dhe në çfarëdo mënyrë që paraqitet e shohim një Shkurtë të zonjën, duke sfiduar moshën dhe gjithmonë në top formë sikur të ishte vajzë e re.

Por, sado që të jetë ashtu mosha e bën të vetën dhe gjithsesi të mungon koha e rinisë, sa të shtyen të kesh nostalgji të madhe për kohën e kaluar, ashtu edhe siç u ndje sot Shkurtja për ditët e vajzërisë.

E gjithë kjo u kuptua pasi ndau me publikun një fotografi kur ishte e re, dhe madje atë me plot mallëngjim sa nuk iu përmbajt dot fjalëve duke thënë se: “eh, ikën mosha e s’vjen ma”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË