humë prej nesh, konsumimin e qumështit e kemi bërë rutinë që nga fëmijëria.

Qumështi është një pije e mbushur me përbërës ushqyes siç janë proteinat, kalciumi, magnezi, fosfori, vitamina B dhe B12.

Të gjithë këta përbërës e bëjnë qumështin një nga produktet me sasi më të lartë të komponentëvë ushqyes për organizmin.

Mirëpo a ekziston një kohë e duhur për ta konsumuar atë? Përgjigja është po.

Të fillosh ditën duke pirë një gotë qumësht mund të duket pozitive, duke marrë parasysh vlerat që ai ka, mirëpo në disa raste kjo mund të bëhet e dëmshme nëse nuk keni kujdes.

Konsumimi I qumështit në mëngjes nuk është aq I mirë sa një vezë apo një pjatë më drithëra. Në fakt disa nga studimet sugjerojnë shmangien e konsumimit të tij në mëngjes për shkak të problemeve që mund të iu paraqiten në sistemin digjestiv.

Koha më e duhur për të pirë një gotë qumësht është mbrëmja, koha kur trupi juaj ka nevojë për t’u shkëputur nga aktiviteti i organizmit dhe të jetë më i relaksuar.

Prezenca e triptofanit- një aminoacid që ndodhet në qumësht, ndihmon në përmirësimin e kualitetit të gjumit. E ndihmon trupin të sintetizojë seratoninën dhe melatoninën – dy neuotransmiterë, që ndihmojnë trupin të rregullojë ciklin e zgjimit dhe gjumit.

Nëse jeni intolerant ndaj laktozës- përbërësit kryesor të qumështit, atëherë ju duhet t’I shmangeni çdo lloj konsumimi të qumështit dhe produkteve të tij për arsye se kjo do t’I sjellë probleme sistemit tuaj digjestiv. Disa nga simptomat që mund ta vëreni nëse jeni intolerant ndaj këtij komponenti janë: diarrea dhe fryerja.

MUND TË JU PËLQEJNË