Ajo feston ditëlindjen e 33-të Këngëtarja, tekstshkruesja, modelja dhe vallëtarja e njohur amerikane, Ciara njihet për zërin e saj unik.

Para ca ditësh, ajo publikoi projektin e saj të fundit “Dose”, i cili po pëlqehet mjaft shumë nga fansat e muzikës së saj, shkruan rtv21.tv Këngëtarja e njohur amerikane ka vite që është në skenë dhe disa prej hiteve të saj “Goodies”, “Get up”, “Promise”, “Love, sex, magic”, “Work”, “Ride it”, “I Bet”, “Like a Boy”, “Got Me Waiting” e shumë të tjera lanë gjurmë në karrierën e saj muzikore.

Ajo sot feston ditëlindjen e 33-të dhe me këtë rast burri i saj, Russell Wilson i ka surprizuar atë pas koncertit, transmeton rtv21.tv “Kur i dashuri të surprizon pasi del nga koncerti… ti e përqafon atë. Dashuria është gjithë çka desha dhe ai më dha atë”, ka shkruar Ciara. Ciara dhe Russell Wilson janë martuar në vitin 2016 dhe kanë një vajzë, Sienna Princess Wilson. Por, Ciara ka edhe një fëmijë tjetër me reperin Future./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË