Policia rajonale e Pejës gjatë ditës së djeshme konfirmoi se një femër është goditur nga rrufeja në Bjeshkët e Deçanit.

Si pasojë e goditjes e ndjera kishte arritur pa shenja jete në QKMF- Deçan.

E ndjera është Ganimete Tishukaj-Zekaj, 33 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve për këtë fatkeqësi të rëndë.

“E dashur familja e Jashar Zekaj dhe familja Tishukaj, me pikellim të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të familjares se juaj Ganimete (Tishukaj) Zekaj, ju lus pranoni ngushëllimet e mija të sinqerta dhe qytetarëve të Deçanit.
Zoti qoft me ju në këto momente të vështira!

Faleminderit prej stafit mjekësor të QKMF-së në Deçan dhe për të gjithë qytetarët që u angazhuan të i dalin në ndihmë të ndjerës.

Ngushëllime”, ka shkruar, Ramosaj në llogarinë e tij në Facebook.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet sot, në ora 18:00, në fshatin Carrabeg i Epërm i Deçanit. /Reporteri.net

 

MUND TË JU PËLQEJNË