Prof. Dr. Milazim Krasniqi, emër ky i njohur në letrat shqipe, por edhe në politikën kosovare, në momentin e pikërishëm është profesor universiteti dhe udhëheqës i Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Po në të njëjtin fakultet ai ka fituar titullin e doktorit të shkencave filologjike.

Një kohë ishte edhe anëtar i Këshillit Drejtues të Universitet të Prishtinës.

Ndër të tjerash, Milazim Krasniqi, është themelues i Institutit të Medies dhe redaktori i parë i zhurnalit “Media”.

Po ashtu, Milazim Krasniqi është edhe poet, dramaturg, publicist dhe komentues politik, e që kemi pasur rastin ta shohim shumë herë në programe e debate televizive, shkruan “Kosovarja”.

Dhe, jo më kot Milazim Krasniqin e shohim në komentimin e ngjarjeve politike, meqë, siç dihet, ai ishte njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe njeri shumë i afërt me Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugovën.

Ju kujtojmë se profesori i mirënjohur, Milazim Krasniqi, është babai i aktores sonë shumë të talentuar, Teuta Krasniqit. Ai është edhe babai i politikanit, Memli Krasniqit, i cili dikur ishte ndër reperët e parë të Kosovës, me grupin e njohur “Ritmi i rrugës”. Është edhe babai i këngëtares Bubulina Krasniqit, e cila i ka disa këngë mjaft të pëlqyera nga adhuruesit e saj.

Milazim Krasniqi udhëheqw Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin Filologjik

Sidoqoftë, për Profesor Milazim Krasniqin ka çka të shkruhet dhe të thuhet dhe është vështirë që jeta dhe puna e tij të përthekohet me një shkrim e as me dy a tre shkrime… /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË