Dashi – Peshorja

Nuk është nevoja të fërkoni sytë dhe të lexoni sërish emrin e shenjës me të cilën do të flirtoni këtë verë. Është pikërisht Peshorja, një ndër shenjat më të forta të horoskopit, të cilën e keni parë gjithmonë si konkurrent të denjë, por ja që vera dhe pasioni do t’ju ngrohë zemrat.

Demi – Bricjapi

Tipari i parë që bashkon të lindurit nën shenjën e Demit me ata të Bricjapit, është padiskutim karakteri i tyre i fortë, dëshira për sukses dhe pasioni për punën. Mirëpo gjatë këtyre pushimeve do të kuptojnë që kanë edhe disa gjëra të tjera të përbashkëta, të cilat do i shijojnë pak nga pak së bashku.

Binjakët – Peshqit

Binjakët njihen për karakterin e tyre të dyzuar dhe të luhatur, mirëpo pasioni shkon përtej këtyre detajeve. Peshqit janë aty për ju, kështu mos u stepni në asnjë moment dhe kridhuni në krahët e dashurisë. Flirti me ta mund të përfundojë edhe në diçka tjetër.

Gaforrja – Shigjetari

Ky mund të jetë një nga kombinimet në çift më të çuditshme që mund të ofrojë stina e verës, por rregullat janë bërë për t’u thyer apo jo? Kështu që përse të mos i falni vetes disa emocione, të cilat mund të jenë edhe thjesht one night stand mes një shenjë e ndjeshme si Gaforrja dhe një shpirt aventuresk, si Shigjetari.

Luani – Akrepi

Luanin e pret një verë e nxehtë, e mbushur me emocione dhe shumë njohje të reja, të cilat mund të finalizohen në diçka që zgjat edhe përtej shtatorit. E kur në krahun tuaj të keni një Akrep, nuk keni ç’të kërkoni tjetër. Ju presin aventura dhe shumë netë pasioni bashkë, kështu që përgatituni pasi mund të ndodhë gjithçka.

Virgjëresha – Ujori

Për një kritike dhe perfeksioniste si Virgjëresha është e çuditshme që të ndjejë diçka për një shenjë vetmitare, si Ujori, por vera është po aq ngatërrestare sa ndjenjat. E rëndësishme është të ndiheni mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË