Përbërësit:

400 gr mish të bluar

150 ml lëng pule

1 qepë

4 lugë gjelle pure domatesh

200 gr djath gauda

6 petë tortilja

Përgaditja

Hapi 1
Qepën grijeni imët e më pas kaurdiseni në vaj.

Hapi 2
Shtoni edhe perimet e tjera të grira në kubikë të vegjël dhe mishin e bluar.

Hapi 3
Kaurdisini mirë të gjitha e në fund shtojuni purenë e domates dhe lëngun e pulës.

Hapi 4
Vazhdojeni zierjen edhe për 15 minuta të tjera e më pas masën lëreni të ftohet.

Hapi 5
Petët tortilla mbushini me masën e përgatitur, spërkatini me djathin e grirë ne rende e mbështillini.

Hapi 6
Renditini në tavën përkatëse dhe piqini në furrën e parangrohur në 200 gradë për 20 minuta.

Hapi 7
Ju bëfshin mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË