Vite më parë ka qenë shumë e panjohur për masën, kjo pasi që nuk i ka pëlqyer asnjëherë ekspozimi në mediat rozë.

Por, tani vajza e këngëtares së mirënjohur Shyhrete Behlulit, Gresa, po bëhet çdo ditë pjesë e mediave rozë dhe po përmendet shumë nga publiku, shkruan Kosovarja.

Kjo për faktin se ajo zotohet të jetë ndër grimeret më të shkëlqyeshme në vend, dhe nga dora e saj dalin shumë transformime të bukura.

Thuhet se e ëmbla Gresë kujdeset që çdo grua të ndahet e kënaqur me të, duke u përkushtuar ta rregullojë bukur deri në detajin më të bukur.

Por, ashtu siç po di ia rendin për të tjerat, ashtu po ia di edhe për veten e saj, e cila sa herë merr pjesë në ndonjë aheng familjar shkëlqen e tëra.

Gresa, edhe në dasmën e radhës arriti të duket e veçantë dhe e bukur, madje në këtë fustan të gjelbërt aq po duket mahnitëse, sa ëvshtirë mund të ketë shije aq të mirë sikur kjo. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË