Kjo sezonë ishte e ngjeshur me dasma e organizime të tjera familjare edhe për këngëtaren Engjëllusha Salihun.

Vajza e Shyhretes ndoqi me kujdes hapat e së ëmës si me muzikë ashtu edhe me gjestet dhe komunikimin plotë ëmbëlësi, shkruan “Kosovarja”.

Tashmë ajo ka mbledhur rreth vetës një numër të madh adhuruesish, të cilët e pëlqejnë muzikën e saj.

Engjëllusha është njëra nga vajzat e bukura të Shyhretës e cila ka stil të veçant, ku paraqitjet e saj janë gjithmonë për vëmendje.

Sigurisht që një plus i madh për janë motrat dhe kunata që kujdesen të duket e vishet bukur.

Engjëllusha mbrëmë ka mahnitur të gjithë në dasmën e shoqës e veshur me një fustan ngjyrë të kuqe me shkëlqim.

Në këtë fustan për të cilin është kujdesur kunata e saj Learta, ajo dukej si princeshë. Ky është fustani më i bukur që Engji ka veshur ndonjëherë, mbase Learta e ka ruajtur veçanërisht për të./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË