Desert të cilin do ta dëshirojë e gjithë familja!

Një recetë që mund ta shijoni edhe duke pirë kafe.

Përbërësit:

– 5 vezë;

– 5 lugë miell;

– 3 lugë vaj;

– 150 gramë boronica;

– 250 gramë krem vaniljeje.

Përgatitja:

Tundni vezët, shtoni vajin, miellin dhe përhapeni në tepsi të lyer.

Shtrijeni në gjithë tepsinë dhe piqeni në 200 gradë Celsius rreth 15 – 20 minuta.

Rolatën e nxehtë mbështilleni që të ftohet.

Tundni kremin dhe lyeni rolatën, e cila është ftohur dhe qitni sipër boronica, sërish mbështilleni dhe lëreni që të ftohet mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË