Jemi mësuar zakonisht, që të shohim vetëm “dissa”, ose rrahje nga reperët e shumtë karshi njëri tjetrit.

Konkurenca e shumëshifruar, ka qenë çdo herë e shumë nxitjë për skandale, shkruan Kosovarja.

Të rrallët janë ata, që kalojnë mirë ndërmjet vete, e madje që kanë edhe bashkëpunime të përbashkëta.

Ndër ata janë Lyrical Son, Mc Kresha dhe Butrint Imeri, të cilët kanë ardhur me një imazh të përbashkët.

Duke ia vendosuar njëri tjetrit duar në kraharor, na bërën të kuptojmë se gëzojnë një marrëdhënie të pastër.

Ndoshta, edhe pritet ndonjë bashkëpunim i treshes perfekte, pasi veç se Mc Kreshën dhe Lyrical Son, jemi mësuar ta shohim në duete të shumta. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË