Ditën e sotme menaxheri i “On Records” është plagosur nga disa persona në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

“Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) : M.E, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole) . Personat e arrestuar janë Sh. C 20 vjeç, L. K , 22 vjeç, dhe Xh. B 43 vjeç ndërsa i dyshuari i katërt A.K 23 vjeç, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se të arrestuar janë Adhurim Lepaja, Leutrim Krasniqi 22 vjeçar, Shpetim Cakiqi 20 vjeçar dhe GJ.B 43 vjeçar.

MUND TË JU PËLQEJNË