Sot është faqja e parë e një kapitulli të ri në jetën e gjithësecilit. Këtë vit pritet të bëhen prindër për herë të parë ose të dytë, 10 nga VIP-at e përmendur më poshtë në një listë nga ‘Xing.al’.

2020 do të mbetet një vit i paharrueshëm për ta, pasi do të dëgjojnë të qarën e të qeshurën e frytit të tyrë të dashurise:

1. Çifti, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë me një djalë.

2. Gëzimet në jetën e reperit Kresha kanë qenë të njëpasnjëshme kohët e fundit. Ai u martua në dhjetor me Erzina Shehun, dhe më pas u bë e ditur se do të bëhet së shpejti baba për herë të parë me një vajzë.

3. Moderatorja shumë e dashur e ekranit, Fatma Methasani, është në pritje të ëmbël. Ajo dhe Alfio do të bëhen prindër për herë të parë me një djalë.

4. Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, është në pritje të ëmbël. Në janar ajo pritet të bëhet nënë për herë të dytë, por këtë herë me një djalë, pas vogëlushes Nalta.

5. Reperi Skerdi Ago dhe partnerja e tij, Vesa, do të bëhen së shpejti prindër për herë të pare me një djalë. Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë reperi para pak kohësh, duke u shprehur se mezi po pret të mbajë në krahë ëngjëllin e vogël.

6. Aktorja Fiona Gllavica është në pritje të ëmbël. Ajo pritet të bëhet nënë në fillim të korrikut ose në fund të qershorit.

7. Së shpejti këngëtarja e njohur Remzie Osmani do të bëhet gjyshe. Nusja e saj Gëzimja është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe po pret një djalë. Ajo dhe djali i Remzies, Hamzai, u martuan në prill të vitit që lamë pas.

8. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica dhe bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Cifti po e shijon në privatësi këtë periudhë.

9. Blogerja shqiptare që njihet për stilin ‘vintage’, Dajana Dako është në pritje të ëmbël. Shumë shpejt ajo do të bëhet nënë për herë të parë.

10. Në muajin Nëntor, futbollisti i njohur Taulant Xhaka dha lajmin e bukur se ai dhe partnerja, Arbnora, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Viti 2020 do të sjellë për to bekimin më të madh të jetës së tyre, një djalë.

MUND TË JU PËLQEJNË