Robert Berisha dhe Nora Istrefi akoma po përfliten për ndarjen e tyre, e sidomos për raportin që akoma vazhdojnë ta mbajnë.

Ndërkohë që shumë çifte ndahen keq dhe nuk flasin më, Nora e Roberi e bënë të kundërtën, shkruan “Kosovarja”.

Ata madje komentojnë njëri-tjetrin, shkojnë në pushime e koncerte bashkë, saqë lind dyshim janë bashkë apo janë ndarë.

Megjithatë ata ndihen të lumtur që kanë thyer tabutë dhe po jetojnë siç duan vet.

Kurse vajza e tyre Renee duket se është e lumtur me të dy prindërit. E kur takon babain ajo nuk heziton ti hidhet në qafë e ta përqafojë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË