Mëngjesin e 26 janarit, legjenda e basketbollit, Kobi Brajan humbi jetën së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, pas një aksidenti me helikopter.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se gruaja e Kobit, Vanesa po lufton për të qëndruar e fortë, por lotët nuk i pushojnë.

“Vanesa nuk mbaron dot një fjali pa derdhur lot”, tha një i afërm i familjes për revistën “People”.

“Vanesa është e shkatërruar. Mezi e mban veten. Por po lufton fort që ta mbajë veten për vajzat. Ajo duhet të jetë shumë e fortë në këto momente. Vanesa është e rrethuar nga njerëzit e dashur. Është moment i vështirë për Vanesën dhe të gjithë familjen”, tha i afërmi.

MUND TË JU PËLQEJNË