Enca Haxhia po vjen me këngë të re.

Enca Haxhia këto ditë ka paralajmëruar projektin e ri muzikor me titull “Amor”.

Përmes postimit të fundit në Instagram, këngëtarja bëri të ditur se kënga e saj e re publikohet nesër (e premte).

Teksa zbuloi datën e këngës së re, Enca publikoi një fotografi nga prapaskenat e videoklipit, ku shfaqet atraktive e veshur me një kostum të zi.

Projekti “Amor” vjen pas këngës “Mwah”, me të cilën Enca mori afër 3 milionë klikime në kanalin YouTube.

MUND TË JU PËLQEJNË