Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli dhe Learta Jakupi janë shembulli i përkryer i raporteve vjehërr e re.

“Hajde nusja reja jeme, kam met dasht si çiken teme”, thotë Shyhretja në këngën e saj të shumë pëlqyer dedikuar nuseve , e që këtë premtim po e mbanë edhe vet këngëtarja, shkruan “Kosovarja”.

Learta dhe Shyhretja po ashtu kanë treguar se edhe kur është në pyetje muzika ato gjejnë pikën e përbashkët për të kënaqur publikun me këngë të bukura siç ishte ajo “Për ty Nexhmije”.

Përveç, Shyhretes që çdo herë ka treguar në intervista raportet e mira që ndanë me renë dhe që nuk e ndanë prej vajzave të saja, edhe Learta çdo herë ka folur me krenari sesa ndjenjë e mirë është të jesh reja e këngëtares.

Madje, është Learta ajo që vjehrrën e saj e thërret edhe ‘mbretëreshë’./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË