Telekomi i Kosovës ka organizuar darkën e fundvitit dje në një nga lokalet e kryeqytetit në rrugën ‘Enver Zymberi’, mirëpo kjo darkë nuk shkoi ashtu siç u planifikua, pasi aty pati rrahje dhe plagosje me armë zjarri mes tyre.

Arsim Ramadani dhe Shaban Rama janë dy personat që u fjalosën fillimisht, pastaj u rrahën e përfunduan duke u gjuajtur me armë.

Të dy këta janë të punësuar së fundi nga AAK në valën e punësimeve dhe i takojnë këtij subjekti partiak, ata punojnë në departamentin e logjistikës, ndërsa kanë rrogat ndër më të lartat.

I plagosuri në këtë rast ka mbetur Shaban Ramaj, rastin e të cilit policia e ka cilësuar si ‘plagosje mes të rinjsh’, vepër kjo që u mundua të fshihej nga Policia e Kosovës.

“Në një lokal ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dyshohet se deri tek plagosja ka ardhur pasi një fjalosjeje (zënke) mes disa të rinjve. I plagosuri deklaron se është lënduar aksidentalisht vet-plagosur. Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë. Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se paga që merr në Telekom, Shaban Ramaj është 2,250.83 euro. E njëjtë, është paga edhe e Arsim Ramadanit prej 2,250.83 euro.

Të dy këta janë emra të njohur për publikun kosovar, pasi Ramaj në faqen e tij në Facebook ka disa fotografi me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, kurse Ramadani ishte i dënuar më parë në rastin Kiqina por u fal me vendim të Presidentit Hashim Thaçi../gazetametro.net

MUND TË JU PËLQEJNË